AKA përfiton nga përvoja kroate në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë
Me përkrahjen e projektit të Komisionit Evropian TAIEX, drejtoresha Agjencisë së Akreditimit të Kroacisë, Sandra Bezjak, për tri ditë me radhë ka qëndruar në punëtorinë e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ku është diskutuar për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe marrjen e përvojave kroate për kthimin e AKA-së në Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Pjesë e kësaj punëtorie kanë qenë i gjithë Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe i gjithë stafi i AKA-së, ku janë trajtuar në detaje të arriturat e AKA-së dhe janë diskutuar prioritetet në të ardhmen.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se përvojat kroate në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, ndërkombëtarizimi i procesit të arsimit dhe ngritja e kapaciteteve të AKA-së, janë prioritete të përbashkëta.
Kryetarja Ilazi e ka falënderuar drejtoreshën Bezjak për përkrahjen e AKA-së në procesin e avancimit të standardeve të akreditimit dhe përmirësimin e proceseve në harmoni me standardet evropiane të cilësisë (ESG). Profesoresha Ilazi ka thënë se dhjetëra ekspertë eminentë kroatë janë përfshirë në procesin e akreditimit në Kosovë, duke dhënë kontribut në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Drejtoresha kroate Sandra Bezjak ka thënë se është kënaqësi e saj të jetë në Kosovë për të parë progresin e arritur nga Agjencia e Akreditimit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ajo ka thënë se gjatë tri ditëve të shkuara ka diskutuar me kolegët kosovarë, në një dialog të hapur për të kontribuar në ngritjen e kulturës së cilësisë në arsimin e lartë.
Drejtoresha kroate e Agjencisë së Akreditimit është edhe vlerësuese e lartë e ENQA.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




