Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka mbajtur mbledhjen e 97-të
Akreditimi2022-04-05T16:58:03+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 97-të, të mbajtur më 05.04.2022, ka nisur procesin e shqyrtimit të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel të institucioneve dhe programeve studimore. Në mbledhjen e sotme janë shqyrtuar disa kërkesa të institucioneve të arsimit të lartë. KShC ka diskutuar edhe për procesin e rishikimit të standardeve në nivelin bachelor dhe master. Së shpejti pritet që një dokument i rishikuar të prezantohet për diskutim publik.