Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka mbajtur mbledhjen e 106-të
Akreditimi2022-10-26T11:01:11+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 106-të, të mbajtur më 25.10.2022, shqyrtoi një numër kërkesash të paraqitura nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizatat e shoqërisë civile. Të gjitha institucionet do të komunikohen për vendimin e marrë gjatë mbledhjes sipas kërkesave të tyre. KSHC gjithashtu ka marrë vendimin për anulimin e Konferencës CHAIR. KSHC dhe AKA do të shqyrtojnë informacionin dhe resurset e mbledhura deri më tani, me shpresën se konferenca mund të organizohet me një grup të madh agjencish dhe subjektesh pjesëmarrëse. Me respekt, Agjencia e Kosovës për Akreditim