𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë
Akreditimi2026-04-21T13:22:40+02:00Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të publikohet në tri gjuhë në ueb-faqen zyrtare të AKA-së, në funksion të transparencës institucionale dhe informimit të publikut. Në kuadër të kësaj mbledhjeje, KSHC shqyrtoi edhe një sërë çështjesh me rëndësi për proceset e sigurimit të cilësisë dhe akreditimit në arsimin e lartë në Kosovë. Këshilli shqyrtoi raporte të vlerësimit të hartuara nga ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit dhe [...]