Profesori Avni Berisha zgjidhet Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së
Akreditimi2026-05-18T19:24:52+02:00Në mbledhjen e rregullt të 149-të me radhë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesori i Universitetit të Prishtinës, Avni Berisha, është zgjedhur me vota unanime Kryetar i KSHC-së. Mandati i tij në këtë pozitë fillon më 18 qershor të këtij viti. Deri më tani Kryetare e KSHC-së ka qenë profesoresha Hasnije Ilazi, e cila nuk ka konkurruar për një mandat të dytë në Këshill. Agjencia e Kosovës për Akreditim falënderon Kryetaren Hasnije Ilazin për vizionin, lidershipin dhe kontributin e saj në udhëheqjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Nën udhëheqjen e saj, AKA është [...]