Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Akreditimi2026-03-27T13:19:08+02:00Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, e mbajtur më 26–27 mars 2026 në Shkup. Konferenca, me temën “Ndërlidhja e të ardhmes: Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendimmarrës nga rajoni dhe më gjerë, me fokus në ndërkombëtarizimin, mobilitetin akademik, sigurimin e cilësisë, qeverisjen dhe financimin [...]