Uncategorized

Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

2026-09-15T14:33:09+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë e ENQA-s, do të paraqesë perspektivën evropiane mbi rolin dhe arritjet e agjencive të sigurimit të cilësisë në forcimin e kulturës së cilësisë brenda institucioneve të arsimit të lartë. Hasnija Ilazi, ish-Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, do të trajtojë rolin e Agjencisë në zhvillimin dhe vlerësimin e sistemeve dhe praktikave të brendshme të sigurimit të cilësisë. Konferenca do të mbahet më 29 shtator [...]

Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim2026-09-15T14:33:09+02:00

AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”

2026-09-09T13:51:19+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet nga z. Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, në diskutime që trajtojnë zhvillimet aktuale dhe sfidat për të ardhmen e profesionit akademik dhe arsimit të lartë në përgjithësi. Si pjesë e angazhimit në këtë nismë, Kosova do t’i bashkohet konsorciumit ndërkombëtar Future-AP dhe do të marrë pjesë në një anketë ndërkombëtare, e cila përfshin ekipe hulumtuese nga më shumë se 40 vende. Kjo [...]

AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”2026-09-09T13:51:19+02:00

Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik

2026-08-03T14:03:47+02:00

Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi i stafit akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë bëhet nga data 1 deri më 31 korrik të çdo viti. Si rezultat i modernizimit të platformës, stafi akademik ngarkon vetëm dokumentet që janë përditësuar ose ndryshuar nga viti paraprak. E-Akreditimi është platforma elektronike e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e krijuar për digjitalizimin dhe administrimin e proceseve të akreditimit dhe të sigurimit të cilësisë [...]

Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik2026-08-03T14:03:47+02:00

AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian

2026-07-31T14:23:06+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian. Projektet Mikrokredencialet e Kosovës për inovacion në arsimin e lartë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (KOSMIC) dhe Forcimi i qeverisjes dhe kapaciteteve profesionale për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (GOV-QA) synojnë të kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes zhvillimit të mikrokredencialeve, forcimit të qeverisjes institucionale dhe përmirësimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë, në përputhje me [...]

AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian2026-07-31T14:23:06+02:00

Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit

2026-07-28T12:59:06+02:00

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet, Merita Rama dhe zyrtarja certifikuese Edona Rama, kanë pritur në takim Drejtorin e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Salvador Elmazi, si dhe zyrtaren e lartë për buxhet, Mevlide Shamolli. Gjatë takimit, drejtuesit e AKA-së shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave i ka ofruar Agjencisë në procesin e planifikimit, financimit dhe menaxhimit të buxhetit. Drejtori i Përgjithshëm, Naim Gashi, falënderoi Ministrinë e Financave për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme buxhetore, duke theksuar se kjo [...]

Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit2026-07-28T12:59:06+02:00

AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek

2026-07-27T14:45:55+02:00

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Kabashaj, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Kosovë, i kanë ndarë mirënjohje ekspertes amerikane dhe studiueses së Programit Fulbright, Dr. Audrey Peek. Mirënjohja iu nda Dr. Peek për kontributin e saj profesional në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, si dhe për mbështetjen e ofruar institucioneve përgjegjëse për sigurimin e cilësisë. Gjatë angazhimit të saj në Kosovë, ekspertja Peek ka bashkëpunuar me Agjencinë e [...]

AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek2026-07-27T14:45:55+02:00

AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027

2026-07-14T09:06:30+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë në arsimin e lartë. Lista përfshin programet e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë. Programet e akredituara shtrihen në fusha të ndryshme studimi, përfshirë shkencat shoqërore, inxhinierinë dhe teknologjinë, shkencat natyrore, shkencat shëndetësore, biznesin dhe ekonominë, edukimin, [...]

AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/20272026-07-14T09:06:30+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të

2026-07-08T11:44:00+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit shqyrtuan çështje që ndërlidhen me proceset e akreditimit, monitorimit dhe zbatimit të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Në mbledhje, Këshilli shqyrtoi kërkesa të paraqitura nga institucione të arsimit të lartë, raporte monitorimi dhe raporte të procedurave pasakredituese. Po ashtu, pjesë e rendit të ditës ishin edhe ankesat e paraqitura në kuadër të procedurave përkatëse. Këshilli diskutoi edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën Vjetore të Agjencisë [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të2026-07-08T11:44:00+02:00

AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028

2026-07-08T11:46:58+02:00

Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027/2028. Takimi u udhëhoq nga z. Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, i cili prezantoi procedurat e aplikimit për akreditim dhe riakreditim institucional, si dhe për akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit. Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrën e aplikimit përmes platformës elektronike e-Akreditimi, dokumentacionin që duhet të dorëzohet, si dhe hapat që duhet të ndiqen [...]

AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/20282026-07-08T11:46:58+02:00
Go to Top