Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 2021, vendosi për plotësimin e Parimeve themelore të Manualit për Akreditim, respektivisht janë shtuar pikat 3, 4 dhe 5, ndërsa standardet e akreditimit në nivel të programeve dhe në nivel institucional kanë mbetur të njëjta.
- Në pikën 3 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të programeve të Mjekësisë së Përgjithshme.
- Në pikën 4 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të degëve të institucioneve të arsimit të lartë.
- Në pikën 5 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për hulumtim shkencor për udhëheqësit e programeve studimore në nivel bachelor dhe master.
Nga 1 tetori 2021, përveç kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Akreditim, bartësit e programeve në nivelin bachelor duhet të kenë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit, ndërsa në nivelin master duhet të kenë të paktën 2 (dy) punime nga fusha e studimit/programit në revista shkencore të indeksuara si autor i parë apo korrespondent sipas nenit 3, pika 1.1 Web of Sciences koleksioni bërthamë (SCIE, SSCI dhe AHCI) dhe 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat apo shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




