Lajmet e fundit

Published On: 11 Dhjetor, 2020

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 84-të me radhë

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) me datë 10 dhe 11 dhjetor 2020 mbajti mbledhjen e 84-të. Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan edhe aplikacionet për akreditim dhe ri-akreditim të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në Republikën e Kosovës për vitin akademik 2020/2021.
Në ditët në vijim AKA-ja do t’i njoftojë të gjitha IAL-të rreth rezultateve të mbledhjes, duke iu garantuar atyre kohë të mjaftueshme për procedurat e mëtejme që lidhen me vlerësimin e jashtëm.
Në këtë mbledhje, KShC-ja ka miratuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët do të angazhohen nga Agjencia e Kosovës për Akreditim në procesin e akreditimit për vitin e ardhshëm.
Në këtë mbledhje, e cila zgjati dy ditë, janë shqyrtuar dhe është vendosur edhe për shumë çështje të cilat janë brenda kompetencave të KShC-së.
KShC-ja dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, për shkak të emergjencës shëndetësore, po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të zbatuar përgjegjësitë ligjore dhe institucionale.
Me respekt,
Agjencia e Kosovës për Akreditim

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit