KShC partner me IAL-të për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 20.12.2021, gjatë një takimi që zhvilluan me menaxhmentin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), kanë thënë se janë partnerë me institucionet e arsimit të lartë (IAL) për ngritjen e cilësisë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, e shoqëruar nga anëtarët e këtij institucioni: profesori Dukagjin Zeka, profesori Gëzim Tosuni, profesori Seb Bytyqi dhe drejtori i AKA-së, Naim Gashi, janë pritur në takim nga rektori i UShAF, Agron Bajraktari, zëvendësrektori Bujar Pira dhe manexhmenti i lartë i këtij institucioni.
Kryetarja Ilazi ka thënë se i kanë vizuar të gjitha IAL-të e akredituara me qëllim të përfshirjes së tyre në proceset e avancimit të politikave dhe standardeve të akreditimit, të cilat nxisin ngritjen e cilësisë.
Ajo ka shtuar se janë duke u zhvilluar standardet e reja të akreditimit, është krijuar plani i fizibilitetit për digjitalizimin e të gjitha proceseve në agjenci dhe janë në fazën finale para aprovimit Plani Strategjik 2021-2025 dhe Metodologjia e monitorimit dhe procedurave pas akredituese.
Rektori Bajraktari i ka mirëpritur vendimet e fundit të KShC-së për kriteret e publikimeve shkencore të stafit akademik, madje ka kërkuar që ato të ngritën edhe më lartë, në mënyrë që të garantohet cilësia e programeve studimore.
Rektori i UShAF tha se ky institucion është shembull i punës praktike të studentëve dhe ndërlidhjes së programeve të studimeve me industrinë.
Delegacioni i KShC-së kanë vizituar laboratorët dhe gjithë kampusin e UShAF.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




