Lajmet e fundit

Published On: 6 Shkurt, 2021

Njoftim për institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), pas një takimi konsultativ që zhvilluan të premten, më datë 05.02.2021, i njoftojnë të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës se vazhdon procesi i vlerësimeve të akreditimit institucional dhe programeve akademike.
Dorëheqjet e fundit nga KShC-ja, për fazën aktuale, nuk kanë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të Agjencisë së Akreditimit.
Agjencia e Kosovës për Akreditim shpreson që institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, konform kornizës ligjore, do të kontribuojnë në plotësimin e vendeve të parapara për anëtarë ndërkombëtarë të KShC-së, me çka do të kthehet edhe funksionaliteti i plotë i KShC-së.
Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe anëtarët e KShC-së, i falënderojnë institucionet vendore e ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në funksion të garantimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe në plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

AKA publikoi analizën tematike për akreditimin e programeve

8 Prill, 2024|

Agjencia Kosovës për Akreditim (AKA) në bashkëpunim me profesoreshën amerikane, Christine Austin, ka zhvilluar dokumentin “Analiza tematike e proceseve të përfshira në Akreditimin/Riakreditimin e Programeve të Studimit: Një shqyrtim i tri viteve të proceseve të akreditimit të [...]