Publikohen të gjitha vendimet dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Me qëllim të transparencës së plotë dhe llogaridhënies ndaj publikut, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar sot (13.08.2021) të gjitha vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. https://akreditimi.rks-gov.net/vendime/ Transparenca dhe llogaridhënia e plotë, janë një nga rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), të cilin AKA po e zbaton në plotni. Procesi i akreditimit për programet e vitit akademik 2021/2022, ka filluar në janar të këtij viti dhe ka përfunduar me sukses më 27 korrik 2021, kur Këshilli Shtetëror i Cilësisë, vendosi për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Pas disa [...]