U lansua projekti i binjakëzimit ndërmjet Agjencive të Akreditimit të Kosovës dhe Austrisë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencia homologe Austriake, me mbështetjen e projektit Heras Plus, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) kanë lansuar projektin e binjakëzimit. Ky projekt rrit bashkëpunimin në fushën e arsimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Përfituesit kryesorë të këtij projekti do të jenë Agjencia e Akreditimit dhe të gjithë akterët në arsimin e lartë në Kosovë, duke përfshirë universitetet publike dhe kolegjet private, të cilat së bashku kanë mijëra studentë dhe staf mësimdhënës. Përmirësimi i politikave dhe rritja e kapaciteteve të AKA-së ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë.
Përmes implementimit të Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane (ESG) nga Kosova, do të bëhet shumë më i lehtë shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik.
Me zbatimin e standardeve ESG, krijohen hapësira për të lehtësuar integrimin e sistemit arsimor të Kosovës me BE-në, si dhe krijohen lehtësira për njohjen e diplomave të studentëve kosovarë në vendet e BE-së.
Projekti i binjakëzimit ka për qëllim marrjen e përvojave austriake nga AKA, përmes vizitave të ndërsjella, konferencave, trajnimeve dhe konsultimeve në fushën e zbatimit të standardeve të ESG. Stafi i AKA-së do të vizitojë Agjencinë Austriake të Akreditimit dhe partnerët austriakë do të vijnë për të vizituar Kosovën, ku do të shkëmbejnë përvojat dhe praktikat më të mira të menaxhimit të institucioneve, menaxhimit të procesit, sigurimit të cilësisë dhe mbikëqyrjes së rezultateve. Shkëmbimet do të bëhen në të gjitha nivelet që lidhen me cilësinë në arsimin e lartë.
Aktivitetet e planifikuara në këtë projekt do të mbështesin AKA-në në avancimin e proceseve si: përzgjedhja dhe emërimi i ekspertëve ndërkombëtarë nga Bordi, si dhe mbështetja e ekspertëve gjatë vlerësimeve në terren; synohet marrja e përvojave austriake në funksionimin e Komisionit të Ankesave, i cili do të rezultojë në hartimin e një modeli dhe procedure që do të sigurojnë objektivitet dhe pavarësi të Komisionit të Ankesave si dhe transparencë dhe llogaridhënie.
Shkëmbimi i praktikave më të mira të një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në institucionet e arsimit të lartë synohet të transferohet nga partneri austriak në partnerin kosovar në lidhje me të gjitha aktivitetet e planifikuara.
Projekti që ka filluar të zbatohet përputhet edhe me kërkesat e ESG-ve për të siguruar pjesëmarrjen e studentëve në procesin e akreditimit.
Projekti do të fokusohet në këto fusha më specifike:
- Zbatimi i modelit austriak të proceseve të sigurimit të jashtëm të cilësisë (fokus: akreditimi institucional dhe ai programor);
- Hartimi i metodologjive (përfshirja e palëve të interesuara – udhëzime, procedura administrative) etj;
- Përzgjedhja dhe emërimi i ekspertëve;
- Përgatitja e proceseve të vendimmarrjes;
- Raportimi i rezultateve (transparencë);
- Procedurat e ankimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]





