AKA dhe UP organizuan sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinë kanë organizuar më 16.05.2023 një sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike, në të cilin kanë marrë pjesë koordinatorët e sigurimit të cilësisë dhe bartësit e programeve akademike nga të gjitha njësitë akademike të UP-së.
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se AKA ka krijuar një kohezion nacional lidhur me cilësinë në sistemin e arsimit të lartë, dhe ky momentum ka gjetur përkrahje të fuqishme edhe nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Kryetarja Ilazi tha se gjithëpërfshirja, partneriteti dhe marrja e imputeve nga të gjithë hisedarët e arsimit të lartë është bërë normë e procesit të vendimmarrjes në AKA.
Ajo ka thënë se të arriturat e AKA-së kanë rezultuar me marrjen e statusit “affiliate” dhe kjo ka rritur imazhin e sistemit të arsimit dhe të shtetit të Kosovës në përgjithësi.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi tha se procesi i akreditimit, monitorimit dhe procedurave pas akredituese po bëhen në harmoni të plotë me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian (ESG) të cilësisë dhe kjo po ndikon në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në programet e studimit.
Rektor i UP-së, profesori Qerim Qerimi theksoi përkushtimin e UP-së në sigurimin e cilësisë, zhvillimin akademik dhe ofrimin e programeve profesionale që plotësojnë nevojat e tregut.
Koordinatorët e cilësisë dhe bartësit e programeve të studimit në UP, kanë bashkëbiseduar me drejtuesit e AKA-së lidhur me çështjet që lidhen me sigurimin e cilësisë.
Të dy palët janë dakorduar që të vazhdojnë takimet në afate periodike për të shkëmbyer idetë për avancimin e sistemit tonë të arsimit.




Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]
AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër [...]
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]





