Akreditimi

About Akreditimi

This author has not yet filled in any details.
So far Akreditimi has created 622 blog entries.

AKA dhe UP organizuan sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike

2023-05-17T12:33:48+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinë kanë organizuar më 16.05.2023 një sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike, në të cilin kanë marrë pjesë koordinatorët e sigurimit të cilësisë dhe bartësit e programeve akademike nga të gjitha njësitë akademike të UP-së. Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se AKA ka krijuar një kohezion nacional lidhur me cilësinë në sistemin e arsimit të lartë, dhe ky momentum ka gjetur përkrahje të fuqishme edhe nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Kryetarja Ilazi tha se gjithëpërfshirja, partneriteti dhe [...]

AKA dhe UP organizuan sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike2023-05-17T12:33:48+02:00

Kosova dhe Sllovakia po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

2023-04-27T15:51:11+02:00

Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është pritur në Bratislavë nga drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit të Sllovakisë për Arsimin e Lartë (SAAVS), me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e cilësisë në arsimin e lartë, shkëmbimet akademike dhe mundësinë e projekteve të përbashkëta. Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, drejtori i përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi si dhe zyrtarja e lartë për akreditim, Ilirjanë Ademaj Ahmeti. Nga ana e Sllovakisë ishin nikoqir profesori Robert Redhammer, kryetar i Bordit të SAAVS, profesori René Matlovič, zëvendëskryetar i Bordit [...]

Kosova dhe Sllovakia po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë2023-04-27T15:51:11+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e rregullt të 111-të me radhë

2023-06-13T11:04:53+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 14.04.2023 mbledhjen e rregullt, në të cilën janë diskutuar disa pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe është vendosur për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit dhe riakreditimit në nivel institucional dhe të programeve akademike. KShC i ka shqyrtuar dhe ka vendosur për të gjitha ankesat dhe kërkesat që i janë drejtuar këtij institucioni. Në mbledhjen e KShC-së janë diskutuar përgatitjet për Konferencën ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë, e cila do të organizohet nga AKA, në Prishtinë, më 26 [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e rregullt të 111-të me radhë2023-06-13T11:04:53+02:00

AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane

2023-03-17T12:26:44+02:00

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së programeve të studimit në gjuhën italiane në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Drejtori Gashi ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton për të ofruar ndihmë profesionale në fushën e akreditimit për të shikuar mundësinë e hapjes së programeve të studimit në gjuhën italiane në Kosovë. Ambasadori De Riu ka thënë se Italia inkurajon bashkëpunimin në fushën e arsimit me Kosovën. Ambasadori De Riu dhe [...]

AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane2023-03-17T12:26:44+02:00

Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë

2023-03-16T11:27:25+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), në të cilin është diskutuar për bashkëpunimin në nivel evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, Naim Gashi- Drejtor i Përgjithshëm i AKA-së dhe Arrita Gola, këshilltare e Ministres së MAShTI. Drejtuesit e AKA-së kanë zhvilluar takime të veçanta [...]

Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë2023-03-16T11:27:25+02:00

Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit

2023-03-09T14:04:37+02:00

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Vendimi i Qeverisë erdhi me propozimin e ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci, e cila kishte vlerësuar me performacë pozitive z. Gashi, në mandatin e tij të parë. Propozimin në mbledhjen e Qeverisë, e ka bërë Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku Bërdyna. “Gjatë tri viteve të mandatit të tij, z. Gashi kishte një performancë shumë të mirë në drejtimin e AKA. Ndonëse e filloj punën në kohë [...]

Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit2023-03-09T14:04:37+02:00

AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë

2023-02-09T16:04:07+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në nivel institucional, për të vazhduar pastaj me procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit. Në ditën e parë të këtij procesi, është vlerësuar Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, për të vazhduar me institucionet e tjera të arsimit të lartë.

AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë2023-02-09T16:04:07+02:00

KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë

2023-01-20T17:15:02+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit. Institucionet e arsimit të lartë janë njoftuar me shkrim nga AKA-ja për vendimet e Këshillit. Në këtë mbledhje, KShC ka miratuar edhe listën e ekspertëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në procesin e akreditimit. KShC ka miratuar edhe Planin e Aktiviteteve për vitin 2023, i cili buron nga Plani Strategjik i AKA-së. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar të [...]

KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë2023-01-20T17:15:02+02:00

KShC dhe AKA vizitojnë AQ Austria

2022-12-15T19:10:19+02:00

Duke filluar nga e mërkura, më 14 dhjetor 2022, anëtarët e KShC-së dhe anëtarët e stafit të AKA-së po vizitojnë AQ Austria për një vizitë treditore si pjesë e projektit të binjakëzimit ndërmjet dy agjencive. Projekti financohet nga ADA si pjesë e Projektit HERAS+. Gjatë vizitës, praktikat dhe përvojat më të mira do të ndahen midis anëtarëve të agjencivë homologe, dhe AQ Austria po ndan gjithashtu shumë informacion në lidhje me përputhjen e tyre me standardet ESG 2015 dhe mësimet e nxjerra gjatë vititeve të kaluara.

KShC dhe AKA vizitojnë AQ Austria2022-12-15T19:10:19+02:00
Go to Top