ENQA zhvilloi një vizitë të progresit në Kosovë
Një ekip i ekspertëve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zhvilluar më 11 tetor 2023, në Prishtinë, një vizitë të progresit në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).
Vlerësuesit ndërkombëtarë: znj. Maria Weber (AQ Austria) dhe z. Klemen Subic (Slovenian Quality Assurance Agency) kanë adresuar të gjitha standardet e kapitullit 3 të ESG-ve, duke diskutuar kështu progresin e bërë nga AKA në misionin e saj për anëtarësim të plotë në ENQA dhe regjistrimin në EQAR.
Gjatë vizitës së progresit ekspertët e ENQA janë takuar me Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KShC), stafin e AKA-së, me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë, përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), si dhe me përfaqësuesit e donatorëve.
AKA ka dorëzuar në ENQA një raport të progresit, i cili ka qenë temë e diskutimit me ekspertët ndërkombëtarë.
Kjo vizitë nuk kishte karakter të vlerësimit, por kishte për qëllim diskutimin e progresit të AKA-së në plotësimin e kritereve të përcaktuara me Udhëzuesit dhe Standardet Evropiane. Qëllimi i vizitës kishte karakter konsultativ dhe këshillëdhënës dhe shërben si tregues i arritjes së përmbushjes së standardeve nga AKA, para vlerësimit përfundimtar nga ENQA.
Ligji për AKA-në, plani strategjik, pavarësia institucionale, rritja e dialogut dhe bashkëpunimit me IAL-të, përfshirja e studentëve në procese të sigurimit të cilësisë etj, ishin vetëm disa nga çështjet e ngritura e për të cilat AKA tashmë ka shënuar progres të dukshëm.
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka mirëpritur edhe rekomandimet shtesë dhe ka shprehur zotimin e saj në përmbushje të tyre deri në vlerësimin e radhës nga ENQA.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]






