AKA merr përkrahje nga ENQA dhe EQAR për zbatimin e standardeve evropiane në arsimin e lartë
Akreditimi2023-06-22T14:39:30+02:00Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), i përbërë nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi; Zëvendëskryetari i KShC-së, profesori Klemen Miklavic; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi dhe anëtari i KShC-së, profesori Gëzim Tosuni, për tri ditë me radhë kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel ku janë takuar me krerët e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe institucione tjera të rëndësishme në fushën e arsimit. Delegacioni nga Kosova ka marrë përkrahje nga ENQA dhe EQAR [...]