Nisi procesi i akreditimit në nivel institucional për vitin 2022
Akreditimi2022-02-01T11:00:36+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim më 01.02.2022 nisi procesin e akreditimit në nivel institucional për këtë vit. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka aprovuar aplikacionet e 17 institucioneve të arsimit të lartë për akreditim në nivel institucional. Në pjesën e parë të muajit shkurt do të realizohen vlerësimet e aplikacioneve në nivel institucional, për të vazhduar me procesin e vlerësimit të programeve akademike. Para fillimit të procesit, stafi i AKA-së bën verifikimin e të gjithë personave që marrin pjesë në këtë proces dhe krahason të dhënat me platformën E-Akreditimi. Gjithashtu ekipi i AKA, duke qëndruar fizikisht gjatë gjithë kohës në institucionet [...]