Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për Agjencinë e Akreditimit
Akreditimi2021-12-10T21:51:18+02:00Me propozimin e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10.12.2021, miratoi Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. “Ky Projektligj e rregullon statusin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim si agjenci rregullatore në proceset dhe përgjegjësitë e akreditimit, riakreditimit, validimit dhe monitorimit, me qëllim të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. Në hartimin e këtij projektligji janë përfshirë të gjithë akterët relevantë, ekspertë nga MASHTI, Agjencia e Akreditimit, përfaqësues të komunitetit akademik, donatorëve dhe të shoqërisë civile”, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, [...]