Profesoresha Basha-Jakupi po vlerëson programet akademike në Letoni dhe Rumani
Akreditimi2021-11-15T16:50:41+02:00Prof.asoc.Dr. Arta Basha-Jakupi, ish anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) (2018-2021) aktualisht është angazhuar në cilësinë e ekspertes ndërkombëtare në dy prej agjencive evropiane të akreditimit, atë të Letonisë dhe Rumanisë. Prof. Basha-Jakupi është përzgjedhur për të bërë vlerësimin e programeve në fushën e arkitekturës dhe studimeve urbane, në programet e studimit të nivelit Master dhe atë të Doktoraturës. Angazhimi i profesoreshës Basha-Jakupi, dëshmon se përvoja e fituar në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës është e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar nga agjenci të shumta të Evropës, dhe është një fakt shtesë se AKA është rrugës së duhur të zhvillimit [...]