Presidenti i ENQA-s i dorëzoi drejtorit të AKA-së vendimin për Statusin e ri të Agjencisë së Akreditimit
Akreditimi2022-10-28T11:06:19+02:00Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), që po mbahet në Stokholm të Suedisë, Presidenti i ENQA-s, Douglas Blackstock, edhe zyrtarisht, i ka dorëzuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, vendimin për statusin “afilliate” të AKA-së. Vendimi për dhënien e statusit “affiliate” për AKA-në e ka marrë Bordi i ENQA-s më 20 shtator 2022, ndërsa AKA është njoftuar për këtë vendim më 3 tetor 2022. Pas marrjes së statusit të ri në ENQA, është krijuar mundësia që AKA të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të [...]