Kosova dhe Finlanda diskutojnë bashkëpunimin në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (KAA), në datat 6, 7 dhe 8 mars 2024, vizitoi institucionet dhe palët e përfshira në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Helsinki dhe Tampere të Finlandës. Qëllimi kryesor ishte marrja e përvojave për praktikave të mira të sigurimit të cilësisë.
Finlanda ka tradita dekadash në avancimin e cilësisë në universitetet e kërkimeve dhe universitetet e shkencave të aplikuar përmes auditimit dhe një gamë të ndryshme të qasjeve të vlerësimit. FINEEC, e cila është agjencia homologe finlandeze e AKA-së, ishte nikoqire kryesore e vizitës së studimit. Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, propozuan bashkëpunimin mes dy agjencive.
Një nga potencialet e identifikuar të bashkëpunimit është inkurajimi i ekspertëve finlandezë për të aplikuar për tu bërë pjesë në ekipet e vlerësimit të jashtëm të AKA-së. Vizita e studimit vazhdoi edhe me unionet studentore finlandeze që marrin pjesë aktivisht në proceset e sigurimit të cilësisë, kryesisht duke deleguar përfaqësuesit e tyre në grupet e punës dhe organet vendimmarrëse në nivel universitetesh dhe në nivel kombëtar. Perspektiva e studentëve për cilësinë është një element i rëndësishëm i kulturës së cilësisë finlandeze.
Delegacioni i AKA-së gjithashtu vizitoi udhëheqësit dhe stafin e menaxhimit të cilësisë në Universitetin e Helsinkit dhe Universitetin e Tampere-s. Nikoqirët paraqitën përvojën dhe praktikat e mira në organizimin e cilësisë së brendshme në universitetet respektive.
Delegacioni kosovar bëri ftesat për profesorët finlandezë të marrin pjesë në konferencën e përvitshme ndërkombëtare të AKA-së në shtator 2024. Kështu, përvoja e rëndësishme finlandeze do të ndahet gjithashtu me komunitetin e arsimit të lartë në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]
AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër [...]
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]










