KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve për pranimin e studentëve në të gjitha programet e akredituara.
Edhe përkundër volumit të madh të punëve dhe me staf të limituar, AKA ka arritur që me kohë t’i vlerësojë programet që kanë qenë në proces të akreditimit.
AKA ju bën thirrje të gjithë studentëve që para se të vendosin për të aplikuar në ndonjë program të të gjitha IAL-ve në Kosovë, të vizitojnë ueb faqen e AKA-së, për të verifikuar nëse programet e ofruara kanë akreditim valid.
Në mbledhje e KShC-së janë shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Gjithashtu, KShC ka vendosur që më 26 tetor 2022 të organizojë një konferencë ndërkombëtare që do të trajtojë temat e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, në fushën e cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




