Lajmet e fundit

Published On: 26 Maj, 2021

Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar aprovon projektin e AKA-së

Në emër te Ambasadës Amerikane në Kosovë, Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Zyra në Kosovë (American Councils for International Education Office in Kosovo), ka konfirmuar të mërkurën vendimin e Bordit ShBA-Kosovë për Shkëmbime në fushën e Arsimit (United States-Kosovo Educational Exchange Board – USKEB), se është aprovuar projekti i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në kuadër të programit Fulbright Specialist në fushën e digjitalizimit.
Eksperti/ja amerikan/e do të kontribuojë për hartimin e projektit të detajuar për digjitalizimin e komplet procesit të akreditimit në AKA. Me këtë projekt AKA-ja do të jetë në trend me agjencitë homologe në Evropë në proceset e vlerësimit të jashtëm dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
AKA-ja e mirëpret vendimin e USKEB, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve të tona, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garantimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
AKA-ja e falënderon Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme të projekteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Ekipi i AKA-së.
====
On behalf of the U.S. Embassy in Kosovo, the American Councils for International Education, Office in Kosovo, on Wednesday confirmed the decision of the United States-Kosovo Educational Exchange Board (USKEB) to approve the Kosovo Accreditation Agency (KAA)’s request for a Fulbright Specialist.
The American expert will contribute to the drafting of a detailed project for digitalization of the accreditation process in KAA. With this project, KAA will be on trend with other counterpart agencies in Europe in the processes of external evaluation and quality assurance in higher education.
KAA welcomes the decision of USKEB, which will have a direct impact on the strengthening of KAA capacities, the increase in transparency and accountability, and will also have a direct impact on quality assurance in higher education in the Republic of Kosovo.
KAA thanks the United States Embassy in Kosovo for its continued support of KAA projects.
KAA Team.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC aprovoi Manualin e ri të akreditimit

2 Maj, 2024|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen jashtëzakonshme të mbajtur më 29.04.2024, e ka miratuar Rregulloren për Manualin e Akreditimit, i cili është në harmoni me standardet e [...]

AKA publikoi analizën tematike për akreditimin e programeve

8 Prill, 2024|

Agjencia Kosovës për Akreditim (AKA) në bashkëpunim me profesoreshën amerikane, Christine Austin, ka zhvilluar dokumentin “Analiza tematike e proceseve të përfshira në Akreditimin/Riakreditimin e Programeve të Studimit: Një shqyrtim i tri viteve të proceseve të akreditimit të [...]