Agjencia e Akreditim dhe Qendra NARIC për vizitë studimore në Republikën Çeke
Me qëllim të shkëmbimeve në fushën e cilësisë në arsimin e lartë, ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe i Qendrës NARIC-Kosova, kanë qëndruar për tri ditë në një vizitë studimore në Republikën e Çekisë.
Ky projekt është përkrahur nga Higher Education Intervention 2025 Project (HEI 25), i financiar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Austrisë (ADA).
Gjatë vizitës në Qendrën ENIC-NARIC të Çekisë është diskutuar për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe si për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Çekisë.
Si rezultat i besimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Kosovës, sipas homologëve çekë, deri më tani të gjitha diplomat nga Kosova janë njohur nga autoritetet çeke.
Delegacioni nga Kosova ka vizituar edhe Byronë Nacionale të Akreditimeve (NAB), ku është biseduar për bashkëpunimin në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, me fokus të veçantë në procesin e digjitalizimit të shërbimeve.
Një vizitë e veçantë e delegacionit nga Kosova është zhvilluar edhe në Universitetin Charles në Pragë, ndër më të vjetrit në Evropë, ku është diskutuar për mekanizmat e brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe ndikimin që kanë agjencitë e akreditimit për sigurimin e cilësisë brenda universiteteve.
Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Qendra NARIC, po përkrahen nga projekti HEI 25, i financuar nga ADA, për ngritjen e kapaciteteve, kryesisht në fushën e digjitalizimit të shërbimeve dhe përafrimin me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të Cilësisë (ESG). Pjesë e këtij projekti janë dy vizita studimore në vendet e Bashkimit Evropian.






Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]




