Agjencia e Kosovës për Akreditim fillon punën për rishikimin e Standardeve dhe Udhëzuesve për Akreditim
Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në përputhje me Strategjinë dhe planin e aktiviteteve të AKA, ka mbajtur një punëtori treditore gjatë të cilës ka prodhuar draftin e parë të rishikimit të standardeve dhe udhëzuesve për akreditim institucional dhe programor. Rishikimin e standardeve e ka fasilituar një ekip ekspertësh ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa i tërë procesi është përkrahur nga projekti HERAS+.
Gjate muajve në vijim Drafti me standarde të rishikuara do të përcillet te institucionet e arsimit të lartë dhe palët tjera të interesit për debat publik, pas të cilit KShC do të merr vendim në lidhje me të njëjtat.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Fillon procesi i vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka filluar procesin e vlerësimit për akreditim për vitin akademik 2027/2028. Vlerësimi i parë për këtë vit akademik është realizuar në Universitetin e Prishtinës, nga ekspertë ndërkombëtarë, për programin [...]
AKA dhe MASh diskutojnë për rolin e Agjencisë në Strategjinë e Arsimit 2035+
Në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit në Republikën e Kosovës 2035+, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi, vizituan [...]
KShC/AKA raportojnë para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Më 9 nëntor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) raportuan para Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u shqyrtuan raportet vjetore të [...]
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]





