Agjencia e Kosovës për Akreditim publikon spotet promovuese për punën e saj
Akreditimi2026-01-28T14:20:49+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe me përkrahje teknike nga Fakulteti i Gazetarisë i UP-së, ka përgatitur video-spote promovuese që pasqyrojnë rolin dhe angazhimin e saj në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Qëllimi i këtyre videove promovuese është sensibilizimi i studentëve në të gjitha institucionet e arsimit të lartë lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit me AKA-në në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. Për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, roli i studentëve në [...]