Me përkrahjen e Projektit QAINT, AKA përgatiti draftin e Metodologjisë së Monitorimit
Akreditimi2021-10-24T19:04:09+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me mbështetjen e ofruar nga Projekti QAINT, është duke mbajtur punëtori për të rishikuar dhe finalizuar një aktivitet shumë të rëndësishëm për AKA-në - Metodologjinë e Monitorimit së bashku me Procedurat e Pas-Akreditimit, si dhe për të diskutuar dhe rishikuar çështje tjera të cilat janë thelbësore për funksionalizimin e AKA-së, siç është Plani Strategjik i Agjencisë dhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. Kjo punëtori ftoi përfaqësuesit e të gjithë akterëve relevantë të arsimit të lartë të kontribuojnë me komente, si anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), përfaqësues nga [...]