KShC për vizitë në Kolegjin Tempulli, bisedohet për profilizimin e IAL-ve
Akreditimi2021-10-21T11:56:37+02:00Gjatë një vizite në Akademinë Tempulli, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, foli për nevojën e profilizimit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në mënyrë që ato të jenë sa më të përafërta me nevojat e studentëve dhe krijimit të mundësive për punësim. Kryetarja Ilazi tha se dizajnimi i programeve akademike duhet të jetë në funksion të nevojave të shoqërisë për profesionistë të fushave përkatëse. Drejtori i Akademisë Tempulli, Muhamed Krasniqi, ka thënë se krijimi i mundësive të barabarta për të gjitha IAL-të do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë. [...]