Akreditimi

About Akreditimi

This author has not yet filled in any details.
So far Akreditimi has created 654 blog entries.

Agjencia e Kosovës për Akreditim fituese e grantit për edukim, financuar nga Ambasada Amerikane

2021-10-10T16:40:13+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim është shpallur fituese e grantit të Ambasadës Amerikane në Kosovë. Projekti i financuar ka për qëllim rritjen e përfshirjes së studentëve në procesin e sigurimit të cilësisë, duke krijuar impakt të drejtpërdrejtë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë, dhe duke i shndërruar studentët në hisedarë të rëndësishëm brenda sistemit. AKA mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm dhe avansimin e politikave, duke mundësuar kështu ndërtimin e një sistemi adekuat, funksional dhe në përputhje me kriteret dhe standardet më të larta ndërkombëtare. Për më tepër, ky projekt synon ta standardizoj arsimin e lartë në nivel [...]

Agjencia e Kosovës për Akreditim fituese e grantit për edukim, financuar nga Ambasada Amerikane2021-10-10T16:40:13+02:00

KSHC dhe AKA diskutojnë me drejtuesit e UP-së për thellimin e reformave në arsimin e lartë

2021-10-07T19:17:02+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka nisur të enjten një seri të vizitave në institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se qëllimi i këtyre vizitave është që të njihemi më për së afërmi me sfidat me të cilat ballafaqohen IAL-të dhe marrja e sugjerimeve për zhvillimin e sistemit të arsimit. Kryetarja Ilazi shtoi se orientimi strategjik i KShC-së është zhvillimi i sistemit të arsimit konform standardeve evropiane të [...]

KSHC dhe AKA diskutojnë me drejtuesit e UP-së për thellimin e reformave në arsimin e lartë2021-10-07T19:17:02+02:00

KSHC dhe AKA vizitojnë Kolegjin AAB; diskutojnë për standardet e cilësisë në arsimin e lartë

2021-10-07T19:33:22+02:00

Në kuadër të vizitave në institucionet e arsimit të lartë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, vizituan të enjten Kolegjin AAB, me qëllim të diskutimit të çështjeve që lidhen me standardet e cilësisë në arsimin e lartë. Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se institucioni që ajo drejton, i trajton me shumë seriozitet sugjerimet e IAL-ve, në funksion të cilësisë në arsimin e lartë. Kryetarja Ilazi ka thënë se Kosova, ndonëse vendi më i vogël në rajon, investon shumë në standardet e cilësisë, pasi që i gjithë procesi i akreditimit është i bazuar në [...]

KSHC dhe AKA vizitojnë Kolegjin AAB; diskutojnë për standardet e cilësisë në arsimin e lartë2021-10-07T19:33:22+02:00

KShC dhe AKA takohen me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës

2021-10-07T17:18:18+02:00

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi së bashku me anëtaren e KSHC-së, profesoreshën Krenare Pireva-Nuçi dhe me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim u takuan sot me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës. Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme rreth ngritjes së cilësisë së studimeve në Universitetin e Prishtinës, duke përfshirë çështje dhe sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohen studentët. Po ashtu, nga ana e KSHC-së dhe  AKA-së u bë e ditur për hapat që do të ndërmerren me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të gjendjes aktuale në UP. Me theks [...]

KShC dhe AKA takohen me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës2021-10-07T17:18:18+02:00

Me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së AKA dhe WUS Kosova finalizuan projektin që lidhet me cilësinë në arsimin e lartë

2021-09-28T12:09:50+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale përmbyllëse të projektit “Përkrahja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për plotësimin e disa rekomandimeve të ENQA)”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit dhe administruar nga Kosovo Unites States Alumni (KUSA). Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte mbështetja e Agjencisë së Akreditim në arritjen e standardeve specifike të "Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë", siç është kërkuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në vitin 2019. Projekti është zbatuar në [...]

Me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së AKA dhe WUS Kosova finalizuan projektin që lidhet me cilësinë në arsimin e lartë2021-09-28T12:09:50+02:00

KShC i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë

2021-09-21T14:09:59+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më 21.09.2021, i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë edhe pasqyrën e bartësve të programeve akademike, lidhur me procesin e riakreditimit. KShC vendosi që nga 1 tetori 2021, përveç kritereve të përcaktuara me Udhëzim Administrativ për Akreditim, bartësit e programeve që hyjnë në proces të akreditimit në nivelin BA/BSc duhet të kenë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit, ndërsa në nivelin MA/MSc duhet të kenë të paktën 2 (dy) punime nga fusha [...]

KShC i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë2021-09-21T14:09:59+02:00

Nisi puna për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Akreditimit

2021-09-21T21:38:48+02:00

Në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) nisi puna për krijimin e planit të fizibilitetit për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjenci. Me financimin nga Ambasada Amerikane ky projekt po përkrahet nga ekspertja amerikane dr. Trenia Walker. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka deleguar për të dhënë kontribut në këtë projekt, anëtaren e KShC-së dhe profesoreshën e shkencave kompjuterike dr. Krenare Pireva Nuçi, ndërsa koordinator i AKA-së në këtë projekt është z. Flamur Abazaj. Me këtë projekt, AKA do të ketë në disponim planin e digjitalizimit të përgjithshëm të të gjitha proceseve, i cili pritet të jetësohet në praktikë në vitin [...]

Nisi puna për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Akreditimit2021-09-21T21:38:48+02:00

AKA mbajti punëtori për shqyrtimin e draftit të Planit Strategjik trevjeçar

2021-09-09T14:15:03+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 09.09.2021 një punëtori ku u shqyrtua drafti i përgatitur i Planit Strategjik trevjeçar i AKA-së. Në takim kanë marrë pjesë Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Komisioni i Ankesave, përfaqësues të projektit Heras Plus dhe eksperti ndërkombëtar Bastian Baumann. AKA ka përgatitur një draft fillestar të Planit Strategjik, i cili më pas është plotësuar nga katër ekspertë vendorë dhe tani me përkrahjen e Projektit Heras Plus, po diskutohet nga eksperti ndërkombëtar për tu harmonizuar me rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe standardet e udhëzimet evropiane (ESG). [...]

AKA mbajti punëtori për shqyrtimin e draftit të Planit Strategjik trevjeçar2021-09-09T14:15:03+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim

2021-09-09T13:52:14+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 2021, vendosi për plotësimin e Parimeve themelore të Manualit për Akreditim, respektivisht janë shtuar pikat 3, 4 dhe 5, ndërsa standardet e akreditimit në nivel të programeve dhe në nivel institucional kanë mbetur të njëjta. Në pikën 3 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të programeve të Mjekësisë së Përgjithshme. Në pikën 4 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të degëve të institucioneve të arsimit të lartë. Në pikën 5 [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim2021-09-09T13:52:14+02:00
Go to Top