Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar aprovon projektin e AKA-së
Akreditimi2021-06-09T10:52:01+02:00Në emër te Ambasadës Amerikane në Kosovë, Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Zyra në Kosovë (American Councils for International Education Office in Kosovo), ka konfirmuar të mërkurën vendimin e Bordit ShBA-Kosovë për Shkëmbime në fushën e Arsimit (United States-Kosovo Educational Exchange Board - USKEB), se është aprovuar projekti i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në kuadër të programit Fulbright Specialist në fushën e digjitalizimit. Eksperti/ja amerikan/e do të kontribuojë për hartimin e projektit të detajuar për digjitalizimin e komplet procesit të akreditimit në AKA. Me këtë projekt AKA-ja do të jetë në trend me agjencitë homologe në Evropë në proceset [...]