Me financimin e Ambasadës së SHBA-së, AKA digjitalizon lëshimin e konfirmimeve për akreditim
Akreditimi2021-09-01T08:03:55+02:00Të gjithë studentët dhe të diplomuarit që kanë nevojë të pajisen me vërtetime për akreditimin e programeve të tyre të studimeve, tani mund t’i nxjerrin ato online, pa pasur nevojë që të shkojnë fizikisht në Agjencinë e Akreditimit. Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane, në kuadër të përkrahjes për fuqizimin e kapaciteteve të Agjencisë së Akreditimit. Kjo është një arritje e madhe, sepse përveç rritjes së sigurisë së lëshimit të dokumentacionit, dhe eliminimin e të gjitha mundësive për gabime njerëzore, kjo platformë rrit edhe besueshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga Agjencia e Akreditimit tek partnerët ndërkombëtarë. Çdo vërtetim i [...]