Agjencia e Kosovës për Akreditim të gjithë mësimdhënësve ju uron 7 Marsin Ditën e Mësuesit
Akreditimi2025-03-07T16:54:01+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim të gjithë mësimdhënësve ju uron 7 Marsin Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin Ditën e Gruas.
Agjencia e Kosovës për Akreditim të gjithë mësimdhënësve ju uron 7 Marsin Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin Ditën e Gruas.
AKA rishikon Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe personeli i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në punëtorinë e mbajtur më 03.03.2025, kanë rishikuar Rregulloren e Monitorimit dhe Procedurave Pas-Akredituese, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo Rregullore synon të vendosë procedura të drejta dhe transparente të monitorimit dhe pas-akreditimit, duke u përshtatur me kontekstin dhe sistemin e sigurimit të cilësisë në Kosovë dhe duke u harmonizuar me legjislacionin kombëtar në fuqi. Gjithashtu, ajo reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet evropiane për sigurimin [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 26 dhe 27 shkurt 2025, ka mbajtur një punëtori në të cilën janë hartuar dhe diskutuar Rregullorja për Procedurat e Përgjithshme në AKA dhe është shqyrtuar rishikimi i Kodit të Etikës. Qëllimi i Rregullores për Procedura të Përgjithshme është të sigurojë rregullimin dhe standardizimin e të gjitha procedurave të lidhura me proceset e AKA-së për institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë. Nëpërmes kësaj rregulloreje synohet që të vendoset një kornizë e qartë dhe transparente për [...]
Më 24 shkurt 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) zhvilluan takimin e tyre të rregullt vjetor me përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Ky takim, i ndarë në dy seanca të veçanta, kishte për qëllim diskutimin e çështjeve kryesore të akreditimit, sigurimit të cilësisë dhe planeve strategjike të AKA-së për të ardhmen. Në takim morën pjesë rektorë, dekanë dhe udhëheqësit e zyrave të cilësisë të institucioneve të arsimit të lartë (IAL), të cilët u informuan mbi zhvillimet më të fundit në fushën e akreditimit [...]
Në bazë të nenit 39, nenit 40, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9. dhe neni 40, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 13, 29 qershor 2023), Këshilli Shtetëror i Cilësisë miratoi Draft Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Akreditimit. Ftohen të gjitha palët e interesuara që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga data e njoftimit për hapjen e konsultimit me shkrim. Të gjitha komentet, sugjerimet dhe propozimet mund të dërgohen në Email- adresat e [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 05.02.2025, në Bogë të Pejës, mbajti punëtori në të cilën është shqyrtuar rishikimi i Rregullores për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese. Aktualisht AKA i ka të rregulluara procedurat e monitorimit dhe pas akreditimit, por qëllimi është që ato të harmonizohen me Ligjin për AKA-në dhe zhvillimet e reja të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Rregullorja e rishikuar do të shërbejë si udhërrëfyes për AKA-në, institucionet e arsimit të lartë, ekspertët ndërkombëtarë si dhe publikun e gjerë për [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 06.02.2025, e ka mbajtur mbledhjen e 134-të, në të cilën ka shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. KSHC ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve të studimit. Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë. Në mbledhje është diskutuar edhe dinamika e punëve për organizimin e Konferencës së tretë ndërkombëtare të AKA-së e cila do të mbahet në Prishtinë më 30 shtator 2025.
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po vazhdon procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit. Të martën (04.02.2025) procesi i akreditimit po vazhdon në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku po vlerësohen dy programe të studimit. Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë të angazhuar nga AKA drejtohen nga profesoresha Melita Kovečević (Kroaci), Miklós Hoffmann (Hungari) dhe ekspertja studente Elisa Knief (Gjermani). AKA po vijon procesin e akreditimit të programeve të studimit, duke garantuar cilësinë dhe përputhshmërinë me standardet evropiane të cilësisë (ESG) të arsimit të lartë. Akreditim i programit të studimit është procesi formal i vlerësimit të cilësisë, i cili përcakton [...]
Në vigjilje të konferencës ndërkombëtare të Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA), që po mbahet në Uashington, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka takuar Zëvendëspresidenten e CHEA, Michelle Claville, me të cilën kanë biseduar për anëtarësim e AKA-së në CHEA, fillimisht si anëtare dhe nisjen e procesit për të plotësuar kriteret për tu njohur akreditimet e Kosovës edhe në Shtetet e Bashkuara. Zëvendëspresidentja për Kërkime dhe Analizë të Politikave Claville, ka thënë se AKA është e mirëpritur si anëtare e CHEA dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë që [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 17 janar 2025, mbajti në Tiranë mbledhjen e 133-të, ku shqyrtoi dhe aprovoi Planin e Aktiviteteve për vitin 2025. Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Një ndër pikat kryesore të mbledhjes ishte miratimi i Planit të Aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet administratës së AKA-së dhe KSHC-së. Ky plan do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimet strategjike dhe operacionale në proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Gjatë mbledhjes, Këshilli gjithashtu trajtoi [...]