Komisioni i Kuvendit për Arsim vizitoi Agjencinë e Kosovës për Akreditim
Akreditimi2024-11-12T16:30:16+02:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, më 12.11.2024 e ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ku janë pritur nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, anëtarja e KSHC-së, Mirlinda Batalli si dhe stafi i Agjencisë. Delegacioni i Kuvendit përbëhej nga Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, nënkryetarja Albena Reshitaj si dhe deputetet, Arjeta Fejza, Eliza Hoxha dhe Arjeta Rexhepi. Kryetarja e KSHC-së, i ka falënderuar deputetët e Komisionit dhe të Kuvendit në përgjithësi, për miratimin e Ligjit për AKA-në, i cili [...]