KShC për vizitë në Kolegjin Dardania, bisedohet për zbatimin e standardeve në arsimin e lartë
Akreditimi2021-10-18T08:28:03+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) kanë vizituar Kolegjin Dardania, me qëllim të shkëmbimit të ideve lidhur me avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Anëtari i KShC-së, profesori Dukagjin Zeka, ka thënë se janë duke zhvilluar takime me të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, me qëllim të marrjes së vërejtjeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e cilësisë në arsim. Ai ka thënë se KShC po aplikon standarde të cilat nxisin investimet në kërkime shkencore, shkëmbimet akademike, punën praktike dhe ndërkombëtarizimin. Rektorja e Kolegjit Dardania, profesoresha Gjyldane Mulla, ka thënë se [...]