Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurimit të cilësisë në AL
Akreditimi2025-06-05T15:08:31+02:00Një delegacion i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë të Maqedonisë së Veriut është pritur në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ku të dy palët janë dakorduar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në funksion të zbatimit të standardeve evropiane të sigurimit të cilësisë (ESG) në arsimin e lartë. Delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga znj. Hristina Serafimovska, drejtoreshë e Agjencisë për Cilësi, përfshinte gjithashtu z. Agim Ramadani, këshilltar shtetëror për arsimin e lartë; z. Ahmed Qazimi, udhëheqës i Sektorit për Arsimin e Lartë; si dhe znj. Lupka Nedelkovska, këshilltare për arsimin e lartë. Nga ana e AKA-së, [...]