Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Akreditimi2026-06-25T08:43:36+02:00Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në udhëheqjen dhe avancimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, KSHC-ja dhe AKA-ja e kanë zgjedhur prof. Ilazin Presidente Nderi. Gjatë mandatit të prof. Ilazit në krye të KSHC-së, Agjencia e Kosovës për Akreditim shënoi arritje të rëndësishme në fuqizimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Këto rezultate kulmuan me regjistrimin [...]