Agjencia e Akreditimit përmbyll fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit
Akreditimi2025-12-03T11:02:01+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), nëpërmjet Divizionit të Monitorimit, ka përmbyllur me sukses fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit në institucionet e arsimit të lartë në përputhje me Rregulloren e re për monitorim dhe procedurat pasakredituese, të miratuara nga AKA në vitin 2025. Qëllimi i vizitave ishte që IAL-të, të njihen më afër me procesin e monitorimit që do të realizohet gjatë vitit akademik 2025/2026. Vizitat u pritën mirë nga menaxhmentet e institucioneve, koordinatorët për zhvillim akademik dhe përfaqësuesit e studentëve duke reflektuar bashkëpunim dhe përkushtim ndaj garantimit të cilësisë. Për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve mbi [...]