Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Akreditimi2026-02-24T11:02:41+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Në këtë mbledhje, KShC ka shqyrtuar edhe disa raporte të ekspertëve në nivel të programeve të studimit, duke marrë vendime përkatëse në përputhje me rekomandimet e paneleve vlerësuese. Po ashtu, është marrë në shqyrtim edhe një vendimi i Komisionit të Ankesave. Anëtarët e KShC-së kanë diskutuar edhe rishikimin e aplikacioneve të ekspertëve për përfshirje [...]