Takim informues mbi Procedurat Pas-Akredituese dhe planet e zbatimit të rekomandimeve
Akreditimi2025-12-15T16:48:25+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim, më 12 dhjetor 2025, mbajti takimin informues lidhur me Procedurat Pas-Akredituese (PPA) dhe gjetjet nga planet e zbatimit të rekomandimeve (PZR). Në këtë takim morën pjesë rreth 150 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, përfshirë koordinatorë të cilësisë në nivel institucional, bartës dhe udhëheqës të programeve studimore, si dhe përfaqësues të tjerë të përfshirë drejtpërdrejt në proceset e akreditimit dhe pas-akreditimit. Gjatë takimit, përfaqësuesit e Agjencisë prezantuan metodologjinë dhe afatet e Procedurave Pas-Akredituese, analizën e të dhënave të nxjerra nga Planet e Zbatimit të Rekomandimeve të dorëzuara nga institucionet, si dhe ofruan udhëzime praktike për [...]