KShC përkrah projektet e AKSP në përgatitjen e kuadrove në fushën e sigurisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, gjatë një takimi që ka zhvilluar me drejtuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe studentët e këtij institucioni, iu ka dhënë përkrahje projekteve që nxisin cilësinë në përgatitjen e kuadrove në fushën e sigurisë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se AKSP mbulon një fushë të arsimit të lartë shumë specifike, sepse ndërlidhet me komponentën e sigurisë, si interes nacional i Kosovës, prandaj gëzon përkrahjen e plotë për përmbushjen e standardeve të më të larta në fushën e arsimit të lartë.
Anëtarët e KShC-së, profesoresha Krenare Nuçi Pireva dhe profesori Dukagjin Zeka, kanë prezantuar punën e KShC-së, që nëpërmes procesit të akreditimit, monitorimit dhe investimeve në digjitalizim do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e programeve që ofron AKSP dhe institucionet e arsimit të lartë në përgjithësi.
Dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, profesori Bejtush Gashi ka thënë se programet e ofruara në këtë institucion janë në harmoni të plotë me standardet evropiane të cilësisë. Ai ka thënë se si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ky institucion po përgatit kuadro në fushën e sigurisë, të cilët janë të aftë për tu përballur me të gjitha sfidat e kohës.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Shënojeni datën: 29 shtator 2026 Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]
Ministria e Financave vlerëson AKA-në për menaxhimin e mirë të buxhetit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet, Merita Rama dhe zyrtarja certifikuese Edona Rama, kanë pritur në takim Drejtorin e Buxhetit në [...]
AKA ndan mirënjohje për eksperten amerikane Audrey Peek
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe drejtori i Departamentit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bardhyl Kabashaj, me rastin e përfundimit të misionit të [...]
AKA publikoi listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë [...]





