AKA paraqet në diskutim publik Planin Strategjik 2021-2025 dhe Metodologjinë e Monitorimit
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me përkrahjen e dy projekteve të Agjencisë për Zhvillim të Austrisë: Projektit Heras Plus dhe QAINT ka prezantuar më 01.12.2021 për diskutim publik Planin Strategjik 2021-2025 dhe Metodologjinë e Monitorimit dhe Procedurat Pas-akredituese.
Deri më 14 dhjetor 2021, AKA do të pranojë sugjerimet nga të gjithë akterët e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se Plani Strategjik 2021-2025 i AKA-së është dokument bazë i cili do të përcaktojë orientimin dhe drejtimin e proceseve të sigurimit të cilësisë në sektorin e arsimit të lartë për 5 vitet e ardhshme.
“Ky Plan është hartuar në përputhje me misionin e AKA-së i cili ka shërbyer si udhërrëfyes për vendosjen e objektivave strategjike të cilat mundësojnë vlerësimin e vazhdueshëm të efektivitetit të veprimeve të AKA-së. Gjithashtu ky Plan është hartuar duke marrë për bazë parimet e aplikuara në Zonën Evropiane të Sigurimit të Cilësisë (EHEA), posaçërisht Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG 2015) si dhe rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm të ENQA”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se Plani Strategjik është hartuar në bazë të një procesi të gjerë konsultativ i cili ka përfshirë gjithë pjesëtarët relevantë të arsimit të lartë në Kosovë. Përmes qasjes gjithëpërfshirëse në këtë proces, AKA ka siguruar që objektivat strategjike të jenë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe të jenë të përshtatshme për kontekstin brenda të cilit zhvillohet sistemi jonë i sigurimit të cilësisë.
Kontributi i të gjithë akterëve për hartimin e këtij Plani Strategjik është tregues i rritjes së përkushtimit të të gjithë komunitetit akademik për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
01.12.2021 Metodologjia e monitorimit dhe procedurave pasakredituese diskutim publik
01.12.2021 Plani Strategjik AKA 2021-2025 per diskutim publik
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për [...]
KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2026, i ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to. [...]
Delegacioni i AKA-së u prit nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel
Në vigjilje të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur nga Ambasadori i [...]
Delegacioni i AKA-së dhe MASH-it zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, ku janë takuar me drejtuesit e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]
AKA synon përvojat kroate për programet e dyfishta dhe të përbashkëta të studimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së nga Kroacia, profesoresha Maja Martinović, janë pritur në [...]





