Agjencia e Akreditimit mirëpret vendimin e Ministres Nagavci për evitimin e plagjiaturës në hulumtime shkencore
Akreditimi2022-08-15T15:12:24+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), znj. Arbërie Nagavci, për “pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL)”. Me legjislacionin në fuqi dhe rregullativën e brendshme, AKA gjatë procesit të akreditimit zbaton standardin e “Hulumtimit” dhe standardin e “Integritetit akademik”. Vendimi i sotëm qartëson bazën ligjore për zbatimin e tyre. AKA është ftuar nga MAShTI dhe ka dhënë kontribut, sidomos në përshtatjen e vendimit me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të cilësisë (ESG), të cilët [...]