Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për programet PhD
Akreditimi2022-09-01T15:30:12+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 104-të, të mbajtur më 01.09.2022, i ka shqyrtuar dhe ka vendosur për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për programet e doktoratës. Në këtë mbledhje KShC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Janë shqyrtuar dhe është vendosur edhe për vendimet dhe rekomandimet e Komisionit të Ankesave në kuadër të AKA-së. Një pikë e veçantë e shqyrtimit në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë ishte edhe diskutimi për ecurinë e punëve për hartimin [...]