KShC ka aprovuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Akreditimi2022-01-18T18:01:03+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 95-të, të mbajtur më 18.01.2022, ka aprovuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët do të përfshihen në procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore. Në mbledhjen e KShC-së janë trajtuar edhe disa pika të rendit të ditës të mbetura nga mbledhja e kaluar, për bartësit e programeve akademike, sikurse është caktuar data e diskutimit për dokumentin e Metodologjisë së Monitorimit dhe Procedurave pas akredituese. Në mbledhjen e sotme, me vota unanime, anëtari ndërkombëtar i KShC-së, profesori Klemen Miklavic, është [...]