Akreditimi

About Akreditimi

This author has not yet filled in any details.
So far Akreditimi has created 588 blog entries.

KShC dhe AKA takohen me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës

2021-10-07T17:18:18+02:00

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi së bashku me anëtaren e KSHC-së, profesoreshën Krenare Pireva-Nuçi dhe me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim u takuan sot me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës. Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme rreth ngritjes së cilësisë së studimeve në Universitetin e Prishtinës, duke përfshirë çështje dhe sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohen studentët. Po ashtu, nga ana e KSHC-së dhe  AKA-së u bë e ditur për hapat që do të ndërmerren me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të gjendjes aktuale në UP. Me theks [...]

KShC dhe AKA takohen me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës2021-10-07T17:18:18+02:00

Me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së AKA dhe WUS Kosova finalizuan projektin që lidhet me cilësinë në arsimin e lartë

2021-09-28T12:09:50+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale përmbyllëse të projektit “Përkrahja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për plotësimin e disa rekomandimeve të ENQA)”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit dhe administruar nga Kosovo Unites States Alumni (KUSA). Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte mbështetja e Agjencisë së Akreditim në arritjen e standardeve specifike të "Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë", siç është kërkuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në vitin 2019. Projekti është zbatuar në [...]

Me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së AKA dhe WUS Kosova finalizuan projektin që lidhet me cilësinë në arsimin e lartë2021-09-28T12:09:50+02:00

KShC i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë

2021-09-21T14:09:59+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më 21.09.2021, i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë edhe pasqyrën e bartësve të programeve akademike, lidhur me procesin e riakreditimit. KShC vendosi që nga 1 tetori 2021, përveç kritereve të përcaktuara me Udhëzim Administrativ për Akreditim, bartësit e programeve që hyjnë në proces të akreditimit në nivelin BA/BSc duhet të kenë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit, ndërsa në nivelin MA/MSc duhet të kenë të paktën 2 (dy) punime nga fusha [...]

KShC i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë2021-09-21T14:09:59+02:00

Nisi puna për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Akreditimit

2021-09-21T21:38:48+02:00

Në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) nisi puna për krijimin e planit të fizibilitetit për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjenci. Me financimin nga Ambasada Amerikane ky projekt po përkrahet nga ekspertja amerikane dr. Trenia Walker. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka deleguar për të dhënë kontribut në këtë projekt, anëtaren e KShC-së dhe profesoreshën e shkencave kompjuterike dr. Krenare Pireva Nuçi, ndërsa koordinator i AKA-së në këtë projekt është z. Flamur Abazaj. Me këtë projekt, AKA do të ketë në disponim planin e digjitalizimit të përgjithshëm të të gjitha proceseve, i cili pritet të jetësohet në praktikë në vitin [...]

Nisi puna për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Akreditimit2021-09-21T21:38:48+02:00

AKA mbajti punëtori për shqyrtimin e draftit të Planit Strategjik trevjeçar

2021-09-09T14:15:03+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 09.09.2021 një punëtori ku u shqyrtua drafti i përgatitur i Planit Strategjik trevjeçar i AKA-së. Në takim kanë marrë pjesë Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Komisioni i Ankesave, përfaqësues të projektit Heras Plus dhe eksperti ndërkombëtar Bastian Baumann. AKA ka përgatitur një draft fillestar të Planit Strategjik, i cili më pas është plotësuar nga katër ekspertë vendorë dhe tani me përkrahjen e Projektit Heras Plus, po diskutohet nga eksperti ndërkombëtar për tu harmonizuar me rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe standardet e udhëzimet evropiane (ESG). [...]

AKA mbajti punëtori për shqyrtimin e draftit të Planit Strategjik trevjeçar2021-09-09T14:15:03+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim

2021-09-09T13:52:14+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 2021, vendosi për plotësimin e Parimeve themelore të Manualit për Akreditim, respektivisht janë shtuar pikat 3, 4 dhe 5, ndërsa standardet e akreditimit në nivel të programeve dhe në nivel institucional kanë mbetur të njëjta. Në pikën 3 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të programeve të Mjekësisë së Përgjithshme. Në pikën 4 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të degëve të institucioneve të arsimit të lartë. Në pikën 5 [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim2021-09-09T13:52:14+02:00

Me financimin e Ambasadës së SHBA-së, AKA digjitalizon lëshimin e konfirmimeve për akreditim

2021-09-01T08:03:55+02:00

Të gjithë studentët dhe të diplomuarit që kanë nevojë të pajisen me vërtetime për akreditimin e programeve të tyre të studimeve, tani mund t’i nxjerrin ato online, pa pasur nevojë që të shkojnë fizikisht në Agjencinë e Akreditimit. Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane, në kuadër të përkrahjes për fuqizimin e kapaciteteve të Agjencisë së Akreditimit. Kjo është një arritje e madhe, sepse përveç rritjes së sigurisë së lëshimit të dokumentacionit, dhe eliminimin e të gjitha mundësive për gabime njerëzore, kjo platformë rrit edhe besueshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga Agjencia e Akreditimit tek partnerët ndërkombëtarë. Çdo vërtetim i [...]

Me financimin e Ambasadës së SHBA-së, AKA digjitalizon lëshimin e konfirmimeve për akreditim2021-09-01T08:03:55+02:00

Agjencia e Akreditimit synon të përfitojë nga fondet e BE-së IPA II

2021-08-20T13:10:53+02:00

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim(AKA), Naim Gashi, e ka pritur në takim, z. Stergios Tragoudas, menaxher i Programit për zhvillimin e arsimit dhe resurseve humane, në Zyrën e BE-në në Prishtinë. Në takim është diskutuar për planifikimin e përkrahjes së AKA-së në kuadër të projekteve të BE-së IPA II. z. Tragoudas ka thënë se në raportin e fundit Komisioni Evropian e ka vlerësuar shumë pozitivisht punën e AKA-së. Ata kanë diskutuar për përkrahjen financiare për Agjencinë e Akreditimit në kuadër të Projektit IPA II, për të forcuar kapacitetet e Agjencisë së Akreditimit dhe për plotësimin e rekomandimeve për kthim [...]

Agjencia e Akreditimit synon të përfitojë nga fondet e BE-së IPA II2021-08-20T13:10:53+02:00

Publikohen të gjitha vendimet dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit

2021-08-13T12:35:50+02:00

Me qëllim të transparencës së plotë dhe llogaridhënies ndaj publikut, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar sot (13.08.2021) të gjitha vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. https://akreditimi.rks-gov.net/vendime/ Transparenca dhe llogaridhënia e plotë, janë një nga rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), të cilin AKA po e zbaton në plotni. Procesi i akreditimit për programet e vitit akademik 2021/2022, ka filluar në janar të këtij viti dhe ka përfunduar me sukses më 27 korrik 2021, kur Këshilli Shtetëror i Cilësisë, vendosi për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Pas disa [...]

Publikohen të gjitha vendimet dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit2021-08-13T12:35:50+02:00
Go to Top