Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në fushën e cilësisë në arsim
Akreditimi2025-09-11T13:25:27+02:00Më 10 shtator 2025, në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), prof. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm, z. Naim Gashi, pritën në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić. Drejtuesit e AKA-së e falënderuan ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që shteti kroat i ka dhënë Agjencisë në përmbushjen e standardeve evropiane për regjistrimin në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Ambasadorja Barišić uroi drejtuesit e AKA-së për regjisttrimin në EQAR, duke e cilësuar këtë një arritje madhore për shtetin e Kosovës, për Agjencinë dhe [...]