Delegacioni i AKA-së pritet në Universitetin Rikkyo dhe takohet me ambasadorin Kiçmari
Akreditimi2025-05-12T16:42:03+02:00Në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Ndërkombëtar të Agjencive për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE), e cila po mbahet më 12 maj 2025 në Tokio, Japoni, një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është pritur në Universitetin Rikkyo dhe ka realizuar një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, ku është pritur nga ambasadori Sabri Kiçmari. Delegacioni i AKA-së përbëhej nga kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), prof. Hasnije Ilazi, anëtari i KSHC-së, prof. Gëzim Tosuni, drejtori i përgjithshëm, Naim Gashi, drejtori për Monitorim dhe Procedura Pasakredituese, Shkelzen Gërxhliu, si dhe [...]