AKA dhe UP organizuan sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike
Akreditimi2023-05-17T12:33:48+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinë kanë organizuar më 16.05.2023 një sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike, në të cilin kanë marrë pjesë koordinatorët e sigurimit të cilësisë dhe bartësit e programeve akademike nga të gjitha njësitë akademike të UP-së. Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se AKA ka krijuar një kohezion nacional lidhur me cilësinë në sistemin e arsimit të lartë, dhe ky momentum ka gjetur përkrahje të fuqishme edhe nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Kryetarja Ilazi tha se gjithëpërfshirja, partneriteti dhe [...]