Agjencia e Akreditim dhe Qendra NARIC për vizitë studimore në Republikën Çeke
Akreditimi2023-06-29T14:19:21+02:00Me qëllim të shkëmbimeve në fushën e cilësisë në arsimin e lartë, ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe i Qendrës NARIC-Kosova, kanë qëndruar për tri ditë në një vizitë studimore në Republikën e Çekisë. Ky projekt është përkrahur nga Higher Education Intervention 2025 Project (HEI 25), i financiar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Austrisë (ADA). Gjatë vizitës në Qendrën ENIC-NARIC të Çekisë është diskutuar për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe si për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Çekisë. Si rezultat i besimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Kosovës, sipas homologëve çekë, deri [...]